Në Shqipëri gratë dhe vajzat përballen me një jetë plot dhunë dhe vështirësi, që vijnë nga stereotipe nënvlerësuese për pjesëmarrjen e tyre në shoqëri.
Një numër shoqatash që mbrojnë të drejtat e tyre protestuan sot në sheshin Nënë Tereza.
Një grup organizatash në mbrojtje të të drejtave të grave protestuan sot në sheshin Nënë Tereza për shkeljet, dhunën dhe kushtet e vështira të jetesës së qinda mijëra grave e vajzave shqiptare.
Pjesa dërrmuese e tyre përjetojnë dhunë fizike gjatë gjithë vitit.
Afro 40 për qind e krimeve të rënda në Shqipëri ushtrohen ndaj grave dhe vajzave.
Vetëm një në 5 zyrtarë të lartë janë gra dhe vetëm një në 5 deputetë janë gra.
Në zgjedhjet vendore vetëm 9 gra u zgjodhën kryebashkiake nga 61 njësi bashkiake.
Gratë zënë vetëm 14 për qind të forcave ushtarëake dhe vetëm 10 për qind të focave policore të vendit.
Mbi 75 për qind i viktimave të dhunës në familje janë gra. 90 për qind e viktimave të dhunës seksuale janë gra e vajza.
Gjatë vitit të fundit u regjistruan mb 3 mijë raste dhune ndaj tyre, por pjesa më e madhe nuk raportohen, sepse nuk ekziston besimi tek shërbimet sociale shtetërore.
Rreth 25 për qind e grave në zonat rurale kanë kryer arsimin e mesëm, dhe mbi 55 për qind e grave në zonat urbane kanë kryer arsimin e mesëm.
Papunësia në radhët e grave dhe vajzave është e lartë.
Mesatarisht një në 3 gra është në kërkim të një pune.
Një në 2 gra që punojnë në fasoneri nuk përfitojnë paga dinjitoze, nuk paguhen për orët shtesë, dhe as për lejen vjetore, dhe vuajnë nga pasiguria dhe kushtet e vështira në punë.
Pjesa dërrmuese e grave dhe vajzave punojnë në të zezë, dhe pa kontrata të rregullta dhe pa paga të kënaqshme në shërbime dhe në bujqësi.