Të paktën 14 vetë humbën jetën në Shqipëri, kur autobusi me të cilin udhëtonin doli nga rruga dhe ra në greminë. Zyrtarët thanë se autobusi po shkonte në Fushë-Arrëz, rreth 130 kilometra në veri të Tiranës, kur u rrëzua. Një zëdhënës i policisë i tha agjencisë së lajmeve Associated Press se autobusi po udhëtonte në një ditë me mot të keq kur ndodhi aksidenti. Zyrtarët thanë gjithashtu se të paktën 16 udhëtarë u plagosën, disa prej tyre rëndë. Agjencia franceze e lajmeve, AFP, njoftoi se të plagosurit u dërguan me helikopterë në një spital të Tiranës.
Qeveria shqiptare vendosi mbrëmë të shpallte ditën e sotme ditë zije në nderim të 14 viktimave të aksidentit tragjik, të pasditës së djeshme në fshatin Dom të komunës së Gjegjanit, në Verilindje të Shqipërise. Aksidenti i djeshëm, ku humbën jeten 14 persona dhe u plagosën 12 të tjerë, mes të cilëve edhe gra e fëmijë, është më i rëndi pas atij të vitit 2004, të ndodhur në Fushë Arrëz, ku nga përplasja e një autobuzi humbën jetën 14 nxënës nga Malisheva e Kosovës. Korrespondenti i Zerit te Amerikes, Pellumb Sulo, na sjell hollësi.
Në spitalin ushtarak të Tiranës vazhduan gjithë natën përpjekjet për të nxjerrë jashtë rrezikut për jetën 12 të plagosurit e aksidentit me autobusin, ku dje humbën jetën 14 udhëtarë. Të plagosurit i vizituan udhëheqësit më të lartë shtetërorë dhe politikë, të cilët shprehën solidaritet dhe ngushëllime për familjarët e viktimave. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Ilirian Agolli, njofton nga Tirana.