Lidhje

FIFA pezullon për 90 ditë presidentin e Federatës së Futbollit të Spanjës


FIFA ka pezulluar nga detyra presidentin e Federatës spanjolle të Futbollit Luis Rubiales, ndërsa komisioni disiplinor i saj po heton sjelljen e tij në finalen e Kupës së Botës për femra, ku ai u pa tek puthte në buzë një prej lojtareve, pa pëlqimin e saj.

FIFA thotë se zoti Rubiales është pezulluar nga detyra për të paktën 90 ditë “në pritje të nisjes së procedurave disiplinore” kundër tij të enjten.

Zoti Rubiales refuzoi të jepte dorëheqjen nga detyra të premten gjatë një takimi urgjent. Ai pritej të largohej për shkak të trysnisë së qeverisë spanjolle e klubeve të futbollit.

Vendimi vjen gjashtë ditë pasi zoti Rubiales u akuzua se u shndërrua për shkak të veprimeve të tij në turp kombëtar para publikut botëror në finalen kundër Anglisë, gjë që la në hije Kupën e parë të Botës për femra të fituar nga Spanja.

XS
SM
MD
LG