Lidhje

Popullsia e botës pritet të arrijë në 7.8 miliardë njerëz në ditën e parë të vitit 2022


Sipas Byrosë amerikane të Regjistrimit të popullsisë, popullsia e botës parashikohet të arrijë në 7.8 miliardë njerëz në ditën e parë të Vitit të Ri 2022.

Kjo përbën një rritje prej 74 milionë njerëzish, ose një nivel rritjeje prej 0,9% që nga 1 janari i vitit 2021 deri më 1 janar të vitit 2022. Duke filluar nga viti i ri, 4.3 lindje dhe dy vdekje pritet të ndodhin në mbarë botën çdo sekondë, vlerësoi Byroja amerikane e Regjistrimit të popullsisë.

Ndërkohë, popullsia e Shteteve të Bashkuara u rrit me pothuajse 707,000 njerëz gjatë vitit 2021 dhe vendi pritet të ketë 332.4 milionë banorë në ditën e parë të Vitit të Ri 2022, thuhet në një njoftim të Byrosë amerikane të Regjistrimit të popullsisë.

Vlerësimi i Byrosë amerikane të Regjistrimit të popullsisë përfaqëson një normë rritjeje prej 0,2% në periudhën një janar 2021- një janar 2022.

Duke filluar nga viti i ri, popullsia e Shteteve të Bashkuara pritet të rritet me një lindje çdo 40 sekonda, minus vdekjet. Shtetet e Bashkuara pritet të përjetojnë një lindje çdo nëntë sekonda dhe një vdekje çdo 11 sekonda, si dhe një person shtesë nga emigrimi ndërkombëtar çdo 130 sekonda.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG