Punonjës të kafeneve e restoranteve në Prishtinë protestuan të hënën para ndërtesës së qeverisë së Kosovës, duke kundërshtuar masat që kufizojnë punën e tyre nga ora pesë deri në 21. Ata kanë kërkuar masa lehtësuese nga qeveria për të siguruar mbijetesën e bizneseve të tyre. Por profesionistët e shërbimit shëndetësor thonë se situata e krijuar nga koronavirusi është më e rënda që nga shfaqja e virusit ne muajin mars. Sipas autoriteteve numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 7 mijë e 137 persona, ndërkaq 177 prej tyre kanë humbur jetën.
Facebook Forum