Lidhje

Mbrojtja e fëmijëve dhe adoleshentëve nga dhuna seksuale


Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve publikoi një raport sipas të cilit afro 11 për qind e fëmijëve shqiptarë pohojnë se janë bërë viktima të dhunës dhe ngacmimit seksual.

Grupmoshat e intervistuara janë 11-13 dhe 16 vjecare në të gjithë territorin e Shqipërisë, gjë që bëri të domosdoshme ngritjen e Qendra Kombëtare e Shërbimeve të Integruara për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Adoleshentëve nga Dhuna Seksuale.

Tiranë: Dhuna dhe ngacmimi seksual ndaj fëmijëve
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:10 0:00

Nga Vrojtimi Kombëtar i INSTAT “Dhuna ndaj grave dhe vajzave në Shqipëri”, raportoi se rreth 15 % e vajzave të moshës 18-24 vjeç përjetojnë dhunë seksuale aktualisht. Institucionet shtetërore po i shtojnë përpjekjet në ndihmë të fëmijëve dhe adoleshentëve, ndërsa në gjithë vendin janë angazhuar mbi 235 punonjës të mbrojtjes së fëmijëve.

Qendra Kombëtare e Shërbimeve të Integruara për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Adoleshentëve nga Dhuna Seksuale i ka përqëndruar në një vend kujdesin, këshillimin dhe mbrojtjen ligjore për fëmijët dhe adoleshentët që i kanë mbijetuar dhunës seksuale.

Shqipëria nuk ka patur deri tani qendra me shërbime të integruara për viktimat e dhunës seksuale, si këshillimi, avokatia dhe hetimin penal, ndonëse dhuna ndaj tyre është e vazhdueshme.

Qendra Kombëtare e Shërbimeve të Integruara për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Adoleshentëve nga Dhuna Seksuale do të bëjë të mundur informimin, ndërgjegjësimin, këshillimin, duke mbështetur, referuar dhe denoncuar çdo rast dhune të

fëmijëve dhe adoleshentëve. Qendra do të bashkojë në një të gjithë agjencitë dhe zyrat për mbrojtjen e fëmijëve, bashkë me policinë dhe sistemin e drejtësisë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG