Lidhje

Rinia shqiptare e zhgënjyer nga politika


Rinia shqiptare e zhgënjyer nga politika
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:35 0:00

Ndërsa shënohet Dita Ndërkombëtare e Rinisë, në Shqipëri disa organizata rinore publikuan studime, ku papunësia dhe emigrimi janë në krye të problemeve. Të rinjtë shqiptarë pohojnë në anketa një zhgënjim të madh nga forcat politike, të cilat e kanë bërë rininë skeptike dhe pa perspektiva ta qarta për jetën në atdhe.

Në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë, Koalicioni për Arsimin dhe CRCA/ECPAT shprehën shqetësimin se autoritetet qendrore dhe vendore ende nuk i kanë të rinjtë në qendër të vëmendjes së politikave dhe programeve publike.

Sipas Raportit të tyre Vjetor, "Rinia në Shqipëri 2019", papunësia e të rinjve shqiptarë rritet cdo vit me 9 për qind.

Përfaqësues të këtij koalicioni pohuan se pavarësisht protestave studentore, asgjë nuk u përmirësua në favor të studimeve dhe perspektivës së punësimit të tyre.

Studimet më të fundit zbuluan një situatë të rëndë dhe të pashpresë në të cilën thonë vet në anketa se ndodhen të rinjtë shqiptarë.

Rreth 95% e të rinjve janë shprehur se nuk kanë asnjë shpresë për zgjidhjen e problemeve të tyre nga qeverisja qendrore dhe vendore, të cilat i vlerësojnë si pabesueshme dhe jomiqësore. Gati gjysma e tyre theksojnë se papunësia është problemi kryesor për ta dhe emigrimi u mbetet si rrugë shpëtimi.

Studimi zbuloi se të rinjtë kanë një mosbesim të lartë ndaj forcave politike. Mbi 60% e të rinjve pohuan që nuk besojnë tek asnjë grupim politik në zgjidhjen e problemeve të të rinjve dhe për të bashkëpunuar me ta.

Ata shprehen se partitë politike nuk janë të hapura për të diskutuar problemet e rinisë dhe se ato konsultohen me të rinjtë vetëm gjatë fushatave zgjedhore.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG