Në Kosovë Instituti Evropian për Politika, vlerësoi të hënën se idetë për prekjen e kufijve e kanë larguar nga binarët kushtetues procesin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Këto komente u bënë gjatë paraqitjes së një studimi rreth “Kuadrit Kushtetues të Procesit të bisedimeve”. Gjatë një diskutimi rreth kësaj çështjeje u tha se idetë për kufijtë duhet përjashtuar për shkak se ato cenojnë drejtpërdrejtë sovranitetin e Kosovës.
Facebook Forum