Në Prishtinë ka nisur sot shqyrtimi kryesor në procesin gjyqësor kundër katër veprimtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje që akuzohen për një sulm mbi parlamentin e Kosovës një vit më parë. Që të katërt hodhën poshtë akuzën e prokurorisë së posaçme, e cila i ngarkon me veprën penale të sulmit mbi ndërtesën e parlamentit, që kaloi pa dëme në njerëz.
Facebook Forum