Parlamenti miratoi në seancën plenare të jashtëzakonshme dekretet e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, ministrat e rinj të kabinetit Rama dhe shkarkimin e atyre të deritanishëm, sipas marrëveshjes Rama-Basha.
Në vend të zëvendës-kryeministrit Niko Peleshi presidenti dekretoi zonjën Ledina Mandija.
Ministri i punëve të brendshme Fatmir Xhafaj, u pasua nga Dritan Demiraj.
Ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u pasua nga mjeku Arben Beqiri.
Në postin e ministres së mirëqenies sociale dhe rinisë, Olta Xhaçka, u dekretua Xhulieta Kërtusha.
Ministri i finacave Arben Ahmetaj u pasua nga Helga Vukaj.
Ministrja e arsimit dhe sporteve, Lindita Nikolla u zëvendësua në këtë detyrë nga zonja Mirela Karabina.
Ministri i drejtësisë Petrit Vasili u zëvendësua nga Gazmend Bardhi.
Parlamenti miratoi po ashtu mbrëmjen e të hënës, në një seancë të jashtëzakonshme zgjatjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore si dhe paketën ligjore të propozuar nga Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore.
Parlamenti zgjodhi me këtë rast edhe Avokatin e ri të Popullit.
Në seancë u miratuan listat me përfaqësuesit e opozitës në komisionet rivlerësimit, dhe emërimin e kryetarit të ri të KQZ-së. Klement Zguri dhe emërimin e ish-kryetarit të KQZ-së si një anëtar i thjeshtë i saj.
Kryeministri Edi Rama tha se zhbllokimi i procesit të reformimit të sistemit gjyqësor para zgjedhjeve është një fitore shumëplanëshe për Shqipërinë dhe qytetarët e saj.
Sipas tij, në fund të këtij viti BE mund të pranojë Shqipërinë si anëtare me të drejta të plota, falë këtyre mirëkuptimeve dhe marrëveshjeve të fundit.
Facebook Forum